ASH-Haraçinë, reagon për kërcënimet ndaj gazetarit nga Komuna e Haraçinës

Shpërndaje

ASH-Haraçinë, reagon për rastin e kërcënimit të gazetarit të TV21 nga Komuna e Haraçinës

Më poshtë ju sjellim edhe ragimin e ASH dega e Haraçinës:

Reagim

Lidhur me rastin e gazetarit të Tv21 i cili është kërcnuar dhe maltretuar nga Komuna e Haraçinës, përmes këtij reagimi duam të dënojmë rastin në fjalë dhe të shprehim indinjatën tonë ndaj një rasti shumë të shëmtuar.

Ky rastë më së miri e sqaron gjendjen dhe realitetin e hidhur në komunën e Haraçinës.

Njëherit shprehim edhe keqardhjen që një rastë i këtillë ka ndodhur pikërisht në Komunën tonë,sikur pak halle dhe probleme kishim por vetëm kjo na mungonte.

Për korrektësi ndaj opinjonit Komuna jonë menaxhohet nga kuadër i partisë në pushtet Lsdm.

Më e keqja është se sipas informacioneve tona rasti ka ndodhur ditën e djeshme dhe gjatë gjithë kohës nga persona me ndikim politikë brenda LSDM është punuar për ta ndaluar dhe për ta heshtur këtë skandal.

Ky është sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe sulm ndaj lirisë së mediave.
Dega-Haraçinë e Aleancës për Shqiptarët ju bënë thirrje organeve konpetente që të ndërmarrin të gjitha masat ligjore që një rastë i këtillë asnjëher mos të guxojë të përsëritet.
Gjithashtu i bëjmë thirrje Ambasadës Amerikane,Zyrës së Bashkimit Europjan dhe të gjitha përfaqsive diplomatike në vendë që të notojnë rastet e këtilla me elemente të një regjimi dhe të ndërrmarrin aksione politike nga instalimi i një regjimi të ri sepse dje u shfaqë fytyra e regjimit në Haraçinë,por mos ta lejojmë që përhapet edhe rritet.

Të nderuar bashkvendas të Haraçinasit nuk kanë heshtur dhe nuk kanë duruar presionin as edhe në kohën e Jugosllavisë së Titos, nuk kemi heshtuar atëher,nuk do të heshtim as tani.

Demokracia në Maqedoni ka filluar pikërisht në Haraçinë,besoj ju kujtohet rasti i bashkvendasit tonë ,,Nuredin Nuredini” në vitin 1989 kur regjimi komunist morri aksion për prishjen e murërave.

Haraçina në atë kohë ngriti zërin dhe nuk heshti dhe nuk u përkul përball Jugosllavisë.
Nga Haraçina filloj ngritja e dy-gishtërinjve që është simboli i lirisë dhe demokracisë.

Me respekt:
Aleanca për Shqiptarë-Dega Haraçinë

Loading...