Bastisje në lokale të natës në Pejë, arrestohet 6 persona

Shpërndaje

Njësi të ndryshme të Policisë së Pejës në bashkëpunim të plotë me inspektorët komunalë kanë ndërmarrë sot, pak pas mesnatës, një operacion të bastisjes së disa lokaleve të cilat dyshohej se nuk i përmbushnin obligimet ligjore për veprimtari që kryenin.

Plani është realizuar nga ora 00:10 e deri në ora 03:30, me ç’rast gjatë këtij aksioni, nën asistimin policor janë bastisur 10 (dhjetë) lokale, dhe nga inspektorët komunalë janë shqiptuar 7 (shtatë) gjoba për mosrespektim të orarit të punës dhe dokumentacion jo të rregullt, janë kontrolluar të gjithë personat që ishin prezentë në lokalet e bastisura.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë këtij operacioni po ashtu janë kontrolluar dhe verifikuar dhjetëra automjete, ndërsa 6 persona janë dërguar në stacionin policor në Pejë.

“Nga këta persona 4 të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë të cilat pas verifikimit nga hetimet kundër prostitucionit janë liruar, janë iniciuar 2 raste për veprën penale – armëmbajtje pa leje dhe posedim i narkotikeve”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është dërguar në ndalim policor, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Loading...