Bravo! Big Mama ndihmon vajzën e vogël në nevojë

Shpërndaje

Pas një kronike të transmetuar në “Klan Kosova”, ku bëhej apel për ndihmë për vogëlushen Hata Lati nga fshati Lubovec i Skenderajt, të gjithë janë befasuar nga gjesti human i këngëtares Big Mama.

Familjarët e Hatës deklaruan se vetëm ditën e djeshme janë grumbulluar mbi 12 mijë euro për t’i ardhur në ndihmë vajzës.

Gjithashtu, ata treguan se për këtë çështje është lajmëruar këngëtarja Big Mama, e cila ka bërë gjestin human duke marrë përsipër t’a dërgojë vetë të voglën në Turqi për të marrë trajtimin e duhur.

Loading...