Dhjetë fjalët më të përdorura të kandidatëve presidencial (Video)

Shpërndaje

Emisioni në Alsat “360 gradë” ka studiuar fjalimet e kandidatëve për kryetar shteti, duke veçuar kështu fjalët më të përdorura të Blerim Rekës, Gordana Siljanovska Davkovës dhe Stevo Pendarovski.

Kandidati Blerim Reka i cili ka mbështetjen e partive opozitare shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët ndër fjalët më të përdorura i ka: Republika, Maqedonia, shteti, Bashkimin Evropian, shqiptare, përqndije, NATO, 21 prill, problem dhe Ballkan, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kandidatja Gordana Siljanovska Davkova që mbështetet nga OBRM-PDUKM ndër fjalët më të përdorura në fushatë zgjedhore i ka Maqedoni, president, problem, pushtet, e drejta, zgjedhje, qytetarë, Kushtetuta, Bashkimi Evropian dhe reforma.

Edhe kandidati Stevo Pendarovski i cili mbështetet nga LSDM dhe partitë politike në pushtet i janë veçuar fjalët më të përdorura gjatë takimeve të tij me qytetarët. Në vendin e parë është shteti pastaj vijojnë Evropa, Maqedonia, populli, probleme, NATO, bashkërisht, bashkësia etnike, përpara dhe politikanë.

Në emisionin “360 gradë” është analizuar edhe fjala “do të” ku politikanët gjatë fushatave zgjedhore shpesh herë e përdorin. Sipas analizës del që kandidati Blerim Reka ta ketë ka përdorur këto dy fjalë 40 herë, Stevo Pendarovski 56 herë dhe Gordana Siljanovska Davkova kryeson me 140 herë.

Kandidatët nuk përdorin shpesh herë emrin e ri të shtetit, ndërsa në vend emrit të ri ata përdorin shkurtesën e emrit që është Maqedonia. Kandidati Blerim Reka dy herë ka përdorur Republika e Maqedonisë së Veriut dhe 21 herë Maqedonia, Gordana Siljanovska aspak se ka përdorur emrin e ri të shtetit ndërsa 51 herë ka përdorur Maqedonia, kurse kandidati Stevo Pendarovski i cili vjen mbështetet nga pushteti tre herë ka përmendur Republika e Maqedonisë së Veriut dhe 14 herë emrin Maqedonia.

Gjithashtu kandidatët që përdorin më së shumti sloganet janë Reka dhe Pendarovski, ndërsa Siljanovska Davkova rrallë herë përdor fjalët në sloganin e saj.

Loading...