Fragment: ‘Thikën ja drejtova në fyt ma ofroj portofolin’

Shpërndaje

Për lexuesit e pasionuar të romaneve, shkrimtari Ilir Muharremi tanimë e ka gati vazhdimësinë e ngjarjes së romanit “Psycho”, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Më poshtë, mund ta lexoni një fragment nga “Psycho II”.

Vetëm e ndezi cigaren dhe filloj të ecë. Ajo ecte shumë ngadalë, dhe ky gjest injorues paksa më tërboj. Ja ndeza ciagren as nuk më falendëroj, bushtra. Ju afrova shumë, ajo nuk e kthente kokën, vazhdova rrugën me të njëjtin hap, mendoja ta kap dhe t’ia mbyllë gojën, dritat filluan të bëheshin të kuqe. Largësia zvogëlohej vazhdimisht. Ajo ngadalsoj hapin unë u ndala. Tentoj të më spërkat me “sprej” ula kokën dhe nuk më preku asnjë pikë. E godita dy herë sa kisha fuqi. U përplasë me fytyrë në një hapësirë me ujë , kështu mbeti për disa sekonda, flluskat e ujit pëlcisnin mbi sipërfaqe të kokës së saj. Prapë fillova ta godasë, u bë e tëra me gjak në fytyrë. Thikën ja drejtova në fyt ma ofroj portofolin. “nuk du para” i thashë. E preva në fyt sikurse delen , pastaj ja preva kokën, nxora nga çanta një qese, në të futa kokën e saj, u sigurova që qesja të mos bëhej me gjak, më kot u zhyt paksa. Nxora qesen tjetër të pastër, e futa në qesen e pastër. Flluska gjaku rridhnin në qese. Ecja me ritëm të shpejt dhe sigurohesha të mos takoj njeri. Për fat askush nuk ishte në rrugë, vetëm ndonjë makinë.”, fragment ne psycho II

Loading...