Ja kush ishin funksionarët e BDI-së që u ‘kënaqen’ me muzikë serbe në tubimin e Pendarovskit në Tetovë (Video)

Shpërndaje

Mbrëmë para tetovarëve u prezantua kandidatura e Stevo Pendarovskit për kryetar të Maqedonisë.

Në këtë tubim përveç kryeministrit Zaev, ishin prezent edhe funksionarë të BDI-së.

Nga videoja e publikuar nga tubimi në radhë të parë  ku dëgjohej muzikë serbe mund të shihej ministri i arsimit Arbër Ademi, Xhevat Ademi deputet i BDI-së, Resi Abdurahmani nga dega e BDI-së Tetovë, zëvendësministri i mbrojtjes Bekim Maksuti dhe ministri nga radhët e RDK-së Suhejl Fazliu.

Ministri i Arsimit Arbër Ademi, si përfaqësues i BDI-së, dje ka nderuar tubimin e LSDM-së në Tetovë. Ai në këtë tubim në mbështetje të Pendarovskit shihet tepër në disponim në përcjellje të muzikës serbe, sa që edhe kamerat që kanë regjistruar këtë event i kanë kapur lëvizjet e Arbër Ademit duke ndjekur me kokë ritmin e këngës s që ishte pjesë e protokollit të Pendarovskit në Tetovë. Ministri Ademi në fjalimin e tij në maqedonisht dhe shqip, ndër të tjera tha:

“Besoj se qytetarët fuqishëm do të japin mbështetjen për Pendarovskin, se do të japin përkrahje për Maqedoni evropiane, për Maqedoni euroatlantike. Kjo është nder i nderuar Pendarovski, respekt, përgjegjësi në drejtim të realizimit të qëllimeve tona të përbashkëta- anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE”, ka thënë Ademi.

Loading...