Kurti: Presidenti është shtetrrënues, Kryeministri zhvatës

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes VEtëvendosjes, Albin Kurti thotë se në Kosovë, korrupsioni kurrë nuk ka qenë më transparent. Ai thotë se shtetrrënues është presidenti i Kosovës kurse kryeministri është zhvatës.“Në Kosovë korrupsioni kurrë nuk ka qenë më transparent. Shtetrrënimi është presidenti, zhvatja është kryeministri. Shtetrrënimi nuk është çfarëdo, është rrënim presidencial dhe njësoj zhvatja nuk është çfarëdo, është zhvatje qeverisëse. Pazar me territorin e Kosovës, pazar me asfalt. Kryeministri e mbronte Rikallon, e shkarkoi pas disa vitesh. E shkarkoi Ivan Todosijeviqin, dy javë pas deklaratës. Kjo dëshmon se vetëm kur mediat e bëjnë një punë të madhe, ky e përdorë patriotizmin”, ka thënë Kurti.

Loading...