Pas lëndimit ‘horror’, Leo Messi mund të pushojë në fundjavë

Shpërndaje

Lionel Messi pritet që të mungojë në ndeshjen e fundjavës për Barcelonën kundër Huescas pas një lëndimi që pësoi mbrëmë nga mbrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling, raporton “ESPN”, përcjell Zëri.

Smalling goditi Messin në përpjekje për ta fituar një duel ajror në pjesën e parë, në ndeshjen ku Barcelona fitoi me rezultat minimal 1:0 në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Messi e përfundoi ndeshjen i gjakosur në hundën e tij dhe do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore sot në stafin mjekësor të klubit katalunas.

Burimet e sigurta të “ESPN” thonë se Barcelona shpreson se Messi të mos e ketë pësuar ndonjë fracture, kështu që trajner Ernesto Valverde pritet ta pushojë sulmuesin argjentinas për ndeshjen ndaj Huescas të shtunën.

Katalunasit janë lider në La Liga, me 11 pikë larg vendit të dytë dhe ndeshjen ndaj Huescas mund ta fitojnë edhe pa Messin.

Loading...