Prishtinë: “O ma pse mi keni lidhur sytë?” Rrëfimi përlotës i nënës: Djali po më vdes nga infeksioni në tru, ju lutem më ndihmoni

Shpërndaje

Dhimbje e pashoq të shohësh me sytë e tu si djali yt 15 vjeçar po shuhet dita ditës sesi ti je i paaftë t’i heqësh krizat e dhimbjeve.
Për shumëkënd kjo është një rrethanë që as nuk imagjinohet por për këtë nënë është realitet i përditshëm sot e dy vite më parë. Çdo ditë vuajtje. Sheh të birin që nuk duron dot dhim*bjet dhe shpesh herë fajëson veten… Përse i kërkoi të dalë nga shtëpia për të blerë një copë bukë për drekën e shtruar… nëse nuk do t’ja kishte kërkuar diçka të tillë djali i saj Shëndriti nuk do të kishte pësuar aks*identin tragjik.
Metie Beqiri: Vij nga Presheva dhe prej 20 vitesh jetoj në Fushë- Kosovë. Jetojmë me qira në Prishtinë. Djali ka dy vite që është aks*identuar. Shërim nuk ka patur këtu nëpër spitale… po më ikën e ka në tru dhi*mbjen e madhe. Drekën e bëra dhe u desh djalin me çu për të blerë bukë… u vonua dhe u frikësova. Veçse kur policia ka ardh dhe na ka tregu se djali është aks*identuar. Nuk kam mujt me e kqyr se ka qenë krejt i përgj*akur… (qan).
Babai i Shëndritit e tregon fare lehtësisht lodhjen e madhe shpirtërore që e ka kapluar. Mundohet të tregohet burrë të mbajë lotët dhe veten kur flet para kameras por sapo thotë se dëshiron që i biri të jetë sërish plot jetë nuk e përmban veten dot.
Babai: Djali ishte duke shkuar për të marrë bukë me bicikletë dhe një djalosh tjetër e ka aksidentuar me veturë. Më pas është dërguar në spital është trajtuar në Prishtinë por tani ka pasoja të tjera… ka prob*leme më të mëdha. Djali është sjellë çdo tre muaj thuajse ka qenë në spital për shkak se është inf*ektuar nga pllagët që ka marrë nga aksidenti… tash është në paralizë pasiqë bllokohet dhe shkon shpesh në spital. Trajtimi ka zgjatur por nuk ka sjellë rezultate do duhet të operohet. Unë kam dëshirë që djali im të shkojë në shkollë jo të jetojë nëpër spitale… jam lodhur shumë mundësitë e mia janë shuar. Shpirti më dhimbset… do kisha vde*kur për të… Kërkoj nga populli shqiptar nga gjithkush që ka shpirtin e mirë që ta ndihmojmë këtë djalë. Dua ta shoh tim bir duke luajtur… (qan) nuk flas dot nuk mbaj dot lotët.
Edhe një herë nëna e Shëndritit 15 vjeçar tregon për emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” se e vetmja mënyrë për ta shpëtuar djalin është një operacion. Metia thotë se familjarisht kanë kërkuar kudo për gjetjen e një mjeku që mund të marrë përsipër shërimin e të birit. Shëndritit i janë infektuar rëndë plagët dhe e kanë kapur në tru. Ndërhyrja është e vetmja shpresë drite e cila vjen me një kosto të madhe… një “kosto” që Metia ëeshtë gati ta paguajë me jetën e saj.
Për më tepër ndiqeni videon:

Loading...