PSE KAQ PAPËRGJEGJËSI E SHQIPTARËVE!?

Shpërndaje

Shkruan: Xhevdet Nasufi

Politikëbërja shqiptare në kohë të fundit realisht është shqetësuese. Po ndërtohet diskurs politik jo vetëm shpërputhës me interesat e kombit, por edhe realisht jetësohen veprime, që falë gjeostrategjisë amerikane dhe më gjërë mund të agravojn në krizë të thell kombëtare. Fillimisht,veprimet e këtilla reflektojn paqartësi,por edhe më shumë se kaq, mashtrim të madh. Kjo nuk i shkon në mbështetje zhvillimit të demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies, por as pozitës së gjithëmbarëshme socio-ekonomike dhe politike të shqiptarëve kudo që jetojn,në raport me vetvehten dhe të tjerët. E tërë kjo paqartësi dhe katraurë është përpjekje idioteske që e tanishmja apsurde të ketë jetëgjatësi, prej të cilës mund të përfitojn vetëm politikat antishqiptare,por edhe krerë të caktuar aktual të politikës në Shqipëri,Kosovë e Maqedonin e Veriut,përkundër favoreve të sotshëm dhe historike:
E para është, se shqiptarët janë popull i pashembullt solidar mes tyre në momente krize (kujtoni luftën në Kosovë, në Luginë e në Maqedonin Veriore), por edhe me të tjerët dhe me dy shtete në Ballkan;
E dyta është,krahas tërë kësaj kemi edhe mikun më të fuqishëm në botë, SHBA-në e proverbi thotë “ më mirë një mik, se një çiflik”;
E treta është, se sot populli shqiptar si asnjëherë gjer tani ka parakushte reale të mundshme për të qenë shum më i zhvilluar,shum më i pasur,shum më evropian dhe i integruar përkrah demokracive liberale,por shiqoni se në çfar hollokausti është: Kosova është para rihapjes apsurde të dialogut për status me Srbin,Shqipëria edhe më keq se para katraurës së vitit 1997,kurse shqiptarët në Maqedonin e Veriut duke promovua joshqiptar në tubime presidenciale, përfundimisht groposin Marveshjen Kornizë të Ohrit si shpresën e fundit për shtetformësi të barazuar me maqedonasit,për të sviduar vazhdimsin e ndërtimit të shtetit e një etniciteti. Kjo shqiptarët i godet rëndë politikisht,i dëmton rëndë ekonomikisht por edhe i largon dhe i vonon dukshëm në proçeset integruese!
Jemi dëshmitar por edhe të vetëdishëm se gjatë tërë kohës së tranzicionit mediatimi ndërkombëtar(Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian) kan qenë element i pashmangshëm në jetën politike të shqiptarëve,por mjerisht edhe në mes të forcave të brendshme politike.Ky është sinjal ugurzi.Kjo reflekton mungesë apsolute të vetëdijsimit kombëtar, mungesë e bashkveprimit dhe bashkpunimit politikë ndërshqiptar , por edhe mungesë apsolute e unitetit për të përparuar dhe zgjidhë çështjet madhore kombëtare siç janë: Konsolidimi i demokracisë në Shqipëri dhe i antikorupsionit, konsolidimi i shtetit në Kosovë dhe marëdhëniet me srbët dhe Srbin,përforcimin e elementit të shtetformësisë së shqiptarëve në Maqedonin e Veriut. Në variantin edhe më të butë,po zbehet gjithnjë e më shum përkrahja e miqëve ndërkombëtarë për shqiptarët, me të cilët ndërtuam NATO-n në Shqipëri,Shtetin e pavarur të Kosovës dhe elementin për të qenë shtetformues me Marveshjen Kornizë të Ohrit në Maqedonin e Veriut.
Se kjo gjëndje e rëndë dhe shqetsuese duhet tejkaluar me mençuri dhe urtësi,është e padiskutueshme.Por,referuar praktikave pozitive,është e pabesueshme që kjo gjëndje të tejkalohet dhe konsolidohet nga individët dhe figurat që me decenie e kan sajuar dhe shkaktuar vet këtë.Vitaliteti i shqiptarëve dhe individëve që të mbartin përgjegjësi historike për kombin nuk mungon edhe sot dhe as nesër.Atyre duhet tu besojn ata që me apo pa vetëdije ndërtuan të sotshmen e zymt të shqiptarëve në të tre shtetet respektive,por edhe ata të tjerët që e kanë në dorë jo vetëm të përcaktojn lirshëm politikbërjen e re shqiptare,por edhe të ndërtojn një të ardhme më të mirë për vehte dhe fëmijt e tyre. Ky dhe asgjë tjetër, duhet të jet misioni jonë kombëtar.

Loading...