Salah dhuron spektakël, Liverpool fiton dhe merr kreun (Video)

Shpërndaje

Dy gola në vetëm dy minuta dhe Liverpool ngjitet sërish në krye të renditjes së kampionatit anglez, duke lënë pas rivalët e Manchester City. Skuadra e Jurgen Klopp triumfoi 2-0 në sfidën më të rëndësishme të javës së 34-rt në Premier Ligë. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë.

Mane hapi ndeshjen në minutën e 51-të me një goditje me kokë brenda zonës. Fitorja e Liverpool u vulos pas vetëm dy minutash me një super gol që mban firmën e Salah. Nuk sollën asgjë minutat e mbetura, teksa me këtë sukses “Të Kuqtë” ngjiten sërish në vendin e parë me dy pikë më shumë se Manchester City.

Skuadra e Guardiolës kishte fituar më parë gjatë së dielës sfidën e saj 3-1 në fushën e Crystal Palace. Gjithsesi “Cityzens” kanë një ndeshje më pak dhe gara për titullin kampion në Premier League është më e fortë se kurrë.(balkanweb)

https://www.youtube.com/watch?v=TWmXV9RPvd4&feature=youtu.be

Loading...