Sela: Ali Ahmeti flet për BE, ndërsa në Zajaz mbush kutitë e votimit!

Shpërndaje

Lideri i opozitës, Ziadin Sela sot është i ftuar në emisionin 360 Shkallë në Alsat M ku po flet rreth zhvillimeve të fundit politike dhe zgjedhjeve Presidenciale. Sela përpara opinionit po sqaron edhe deklaratën që e ka thënë përpara zgjedhjeve Presidenciale, duke theksuar që votuesit nuk i llogaritë si pronë. Sipas Selës, Bashkimi Demokratik për Integrim është partia që i sheh votuesit si pronë, dhe luan me fatin e tyre. Sela gjithashtu ka shprehur qëndrimin e tij, që me 5 Maj, si qytetarë do të shohë vendimin që do të marrë si çdo votues tjetër. Ai tha se në përkrahjen për Blerim Rekën, nuk kanë pasur si Aleancë për Shqiptarët kandidat opsional për ta përkrahur. Gjithashtu kryetari i Aleancës për Shqiptarët hodhi kritika ndaj partive të dikurshme, të cilët sipas tij bënin pazare me kandidatët e tyre, duke përkrahur kandidat maqedonas në raundin e dytë.

Sela tha se vazhdimisht diku i frikëson qytetarët, në mënyra të ndryshme që të përkrahet një kandidat, dhe shpesh herë duke përdorur Bashkimin Evropian si arsye. Sela tha se Bashkimi Evropian, nuk bëhet duke amnistuar Trajko Veljanovskin, duke bërë procese të montuara në drejtësi, duke mbrojtur regjimin e kaluar e sidomos atë të BDI-së. Presidenti sipas Selës nuk është asnjë ndër kushtet për të hapur negociatat për BE-në. Do ishte gabim më i rëndë sipas Selës, nëse zgjedhjet do ishin të manipuluara, ashtu siç bën Ali Ahmeti i cili flet për Bashkimin Evropian ndërsa në Zajaz mbush kutitë e votimit.

Loading...