Sela bashkë me Agolli dëgjon hallet dhe kërkesat e dibranëve (Foto)

Shpërndaje

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela gjatë fundjavës ka qëndruar në Dibër në përkrahje të kandidatit për kryetar komune, Arben Agolli.

“Bashkë të gjithë ti kthejmë Shpresën Dibrës !”, ka shkruar Agolli në profilin e tij në facebook, ku ka shfaqur fotot e takimeve të tij dhe Selës me dibranët. Sipas tij, në këto takime janë dëgjuar hallet dhe kërkesat e qytetarëve, por janë dhënë garanci për një qasje dhe veprim ndryshe për të zgjidhur problemet dhe kërkesat në disa fusha që ka kompetenca pushteti lokal.

Loading...