Tetë Motrat Mustafa publikojnë projektin, pjesë e tij edhe nëna e tyre

Shpërndaje

Publikohet “Qika e nanës” “Qika e nanës” mban titullin projekti që ka bashkuar tetë motrat Mustafa dhe që është publikuar sot. E veçanta e këtij projekti është se përveç se për herë të parë paraqiten tetë motrat, pjesë e tij është edhe personi më i shtrenjtë për to, nëna e tyre. Në këtë projekt, nëna e artisteve këndon edhe një ninullë, e interpretuar aq bukur nga ajo, shkruan rtv21.tv Për këtë këngë, motrat Mustafa kanë bashkëpunuar me tekstshkruesin dhe kompozitorin e njohur, Ilir Berani. Ndërkaq, për vizuelizimin është përkujdesur produksioni EMF Creative.

https://www.youtube.com/watch?v=4x7F18BjsVI&feature=youtu.be
Dedikimi për nënën ishte bërë mollë sherri mes bilbilave të Mushtishit, saktësisht mes Motrave Mustafa me këngëtaren e mirënjohur, Shyhrete Behluli. Motrat Mustafa para ca kohe kishin paralajmëruar se do të sjellin një këngë për nënën e tyre, për të cilën ishte punuar qysh nga shtatori i vitit të kaluar nga Ilir Berani. Ky i fundit i kishte rekomanduar ato të mos e publikonin këngën njëherë, meqë këngë me motiv të njejtë do të publikonin edhe emra të tjerë të njohur. Më 8 mars, në Ditën e Gruas, Shyhretja ka publikuar dedikimin për nënën, ku pjesë e klipit është edhe nëna e saj. Lidhur me këtë ishte deklaruar Safetja, e cila në një emision ka pranuar se Shyhretes i ka treguar për idenë e këngës dhe se i ka treguar që këngën do ta xhirojnë pas Vitit të Ri. “Na filluam veç me punu kangën kur e pashë në të njëjtën kohë që na kishim me lansu thuajse kangën e pashë që Shyhretja kishte ba të njëjtën kangë, të njëjtën temë, nanën e kish qit në klip…nuk është fjala të kanga por te ai zhgënjimi njerëzor që e marrish sepse unë nuk kisha pritë që d.m.th një kolege kur ty të tregon që e ka këtë projekt me bo edhe bohet prej tjetrës kolege nuk është ai respekti ai respekti kolegial se nuk është në pyetetje kanga, kangët kanë të drejt gjithsecilët me i këndu edhe Shyhretja ka drejt me i këndu nanës së vet edhe ka bo shumë mirë që e ka qit ne kip nanën e vet po mua pak më ka brengos ai projekti jonë ato ditë që pat me u bo tash me dal një temë e njëjtë me një personazh të njëjtë.. po sigurisht Shyhretes i pëlqej ideja që nana jonë ka me qenë në klip edhe ka mëndu ka thanë po me pëlqen si ide.”, ka thënë ajo duke mos e mohuar faktin se është zhgënjyer nga shoqja dhe kolegia e saj megjithatë ka mohuar lajmet se ato i kanë prishur raportet. Për të dëshmuar se nuk kanë asnjë problem me Shyhreten, Sahidja ka thënë se ka qenë në babinën e Njomzës (vajzës së Shyhretes) pas raportimeve në mediat rozë se kanë prishur raportet./21Media Të ngjajshme Polica jep detaje rreth rrëmbimit të djalit nga babai Dafina tregon se pa kë nuk do të mund t’ia dilte Dhurata prezanton nënën, vështirë të dallohet se cila është nëna e cila e bija Ariana uron nënën dhe vjehrrën për 8 Mars Mihrije Braha uron 8 Marsin me një foto të veçantë Nëna lindi binjakët 84 km larg njëri-tjetrit!

Loading...