Zaev: Zgjedhje të parakohshme nëse nuk ka census dhe nëse nuk fiton Pendarovski

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev sot e ka përsëritur premtimin se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse nuk fiton kandidati Stevo Pendarovski ose nëse nuk arrihet censusi i nevojshëm. “Kemi një kandidat të pavarur, të cilin ne presim ta vendosim si presidentin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Unë besoj në këtë, kjo është dëshira ime, përkushtimi dhe pritja për të ardhmen e shtetit. Sigurisht, për këtë përfundimisht vendosin qytetarët. Nëse ata vendosin ndryshe, ne do të mendojmë për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka deklaruar Zaev.

Loading...