“Zgjedhjet presidenciale”: Pendarovski ka harxhuar 510 mijë euro, Siljanovska 203 mijë euro, Reka 25 mijë euro

Shpërndaje

Stevo Pendarovski

Të ardhura prej rreth 31 milionë denarë, ose 510 mijë euro janë lëshuar në llogari të Stevo Pendarovskit, kandidati i partive në pushtet në garë për president të shtetit.
Donator më i madh, është Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, e cila ka donuar 10 milionë denarë, para këto të marra nga pagesa e anëtarësisë në këtë parti. Të dhënat e publikuara nga Komisioni për Antikorrupsion, ndërsa janë për periudhën 26 mars 10 prill.
Në listën e donatorëve tek Pendarovski paraqitet vetëm një person, Pavle Dukovski, i cili ka donuar 150.000 denarë.

Gordana Siljanovska

Për kandidaten për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska – Davkova janë grumbulluar mbi 200 mijë euro nga donacione të anëtarëve, aktivistëve dhe donatorëve të kësaj partie.
Nga kjo shumë, mbi 248 donatorë janë persona fizik, përfshirë deputetë, anëtarë të lartë të kësaj partie, ndërsa kontribuese janë edhe dy subjekte juridike. Në mesin e donatorëve, më shumë ka dhuruar deputeti Antonio Milloshoski, edhe ate mbi 2500 euro.

Blerim Reka

Në raportin financiar, Blerim Reka ka publikuar se 18 mijë euro i ka pranuar nga partia BESA dhe Aleanca e Shqiptarëve. Në dhjetë ditët e para ai ka paraqitur se ka harxhuar 25 mijë euro, prej të cilave 23 mijë për reklama dhe propagandë, kurse paratë tjera për transport dhe materiale tjera.

Kliko KËTU për të parë raportin nga KSHZ-ja.

Loading...