“Zgjedhjet presidenciale”, si të dilet nga kjo çmendinë?!

Shpërndaje

Shkruan Abdulla Mehmeti

Pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale do të ketë nevojë që qytetarët të organizojnë mitingje kundër politikave të gabuara, për llogaridhënie të politikanëve mashtrues, kundër atyre që aktualisht e udhëheqin fushatën e zgjedhjeve presidenciale duke premtuar fusha e lëndina, ndërkohë që vendi po zbrazet.

Përndryshe, vala e shpërngules së qytetarëve në botën e jashtme do të rritet, ndërsa ata që nuk do të kenë mundësi të largohen, ose do të përfundojnë nëpër çmendina, ose do të vdesin ngadalë nga uria dhe ajri i ndotur në shumicën e qyteteve të vendit.

Më mirë dhjetëra politikanë të korruptuar në burg, apo pensionim të detyruar, se sa një popull i tërë në ÇMENDINË, apo i humbur rrugëve të botës!

Loading...