Ziadin Sela: Të fillosh fjalimet me thënien e Fishtës dhe ta përfundosh me thirrje për ta votuar Pendarovskin është paftyrësi?

Shpërndaje

Karavani i Blerim Rekës ka vazhduar sontë në Komunën e Zhelinës. Nga Zhelina Kryetari i ASH ka folur për rëndësinë e votave shqiptare që i duhen procesit dhe faktorizimit politik shqiptar.

Ai gjithashtu ka komentuar edhe për fjalimet e oponenteve të BDI të cilët cilët mundohen ta shesin konsensualitetin njejtë si dikur stemën me Luanin si simbol shqiptar.

Sela tha se konceptin e konsensualitetit, e përbën populli me votë të drejtpërdrejt në zdhedhje demokratike dhe jo nëpërmjet pazareve të ndryshme mes partive shqiptare dhe maqedonase te pushtetit.

Kryetari Sela, gjithashtu ju ka thenë të pranoshmëve se ata subjekte politike shqiptare te Qeverise e akuzojne kandidaturen e Blerim Rekes si nacionaliste dhe duke thënë se ne jemi krenar që jemi të tillë, duke i pyetur ata të BDI se për cfar janë krenar ata sepse ju bejne thire qe te votojne kundër një kandidati shqiptar?

Sela ka thënë se me 21 Prill, populli do ju jap dënimin e merituar.

Ziadin Sela gjithashtu ka thënë: Të fillosh fjalimet me thënien e Fishtës dhe ta përfundosh me thirrje për ta votuar Pendarovskin është paftyrësi?

Loading...