Grubi lavdërohet me punësimet në administratë: Ne e rifreskuam partinë, pse këtë gjë s’e bënë partitë tjera

Shpërndaje

25 mijë administratorë të punësuar. Kjo ishte fjalia të cilën Artan Grubi në emisionin Click Plus e përsëriti disa herë si meritë e BDI-së.

Agron Vrangalla: A mos vallë partitë politike kanë dëshirë të bëhen agjenci punësimi, ose ent për punësim. Sepse ju po thoni se ju punësoni njerëz?

“Ne kemi krijuar vende pune, 25 mijë vende pune për shqiptarët”, u përgjigj Grubi.

A.Vrangalla: A i punësoni ju shqiptarët. Nëse unë duhet të punësohem duhet të paraqitem te Artan Grubi të them më gjej një vend pune?

“Asnjëherë. Unë them se ne i kemi krijuar ata vende pune”, shtoi Grubi.

Grubi disa herë theksoi edhe rifreskimin që BDI e ka bërë brenda partisë, ndërsa pyeti se pse këtë nuk e kanë bërë partitë tjera.

“E ka bërë këtë PDSH-ja e Menduh Thaçit? E ka bërë këtë Besa e Bilall Kasamit, apo kjo tjetra e Afrim Gashit? Cila nga këto i ka bërë këto që kemi thënë? U përpoqën një këshill vendor që ta bëjnë këta fraksionet e PDSH-së në Vrapçisht dhe u bënë pikë e pesë. Fare pa i bërë një ditë në pushtet i përçan shqiptarët dhe i bënë copë e grimë. U bë përpjeke të bashkohen tri parti dhe u bënë copa në sy të shqiptarëve”, deklaroi Grubi.

Grubi edhe njëherë theksoi se në këto zgjedhje BDI-ja do te garoj e vetme. Ndërsa sa u përket koalicioneve pas zgjedhore ai tha se do të mundohen të arrijnë numrin e mjaftueshëm të deputetëve që të jenë parti, e cila do të vendos se me cilën parti do përbëjnë qeverinë./TV21

Loading...