Kurti: Trepça është edhe krenari edhe shans për Kosovën, kurse minatorët, populli e Qeveria do t’i kenë gjithmonë në zemër! (Foto)

Shpërndaje

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti sot ka vizituar minatorët e Trepçës, ku për së afërmi është njoftuar për problemet e tyre që janë akumuluar gjatë këtyre viteve, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Të dashur minatorë,

I nderuari kryetar i Sindikatës, z. Osmani,

E nderuara kryetare e Kuvendit, znj Osmani,

I nderuari kryetar i Komunës, z. Bahtiri,

Deputetë të Kuvendit të Republikës,

Punëtorë,

Të nderuar të pranishëm.

Është gëzim e nder të jem me ju sot në shënim të një ngjarjeje aq të rëndësishme për Trepçën, për Mitrovicën, për Kosovën, e madje edhe më gjerë se kaq, një ngjarje që vulosi një epokë dhe sot ndodhet në kujtesën tonë kolektive.

Po takohemi këtu në vendin e para 31 viteve që jehoi me rezistencën e jashtëzakonshme kundër shndërrimit të Jugosllavisë në Serbi të madhe.

Para 31 viteve, me 20 shkurt të vitit 1989 rreth 1.300 minatorë u ngujuan thellë nën tokë për 8 ditë rresht në horizontet e 8-a dhe 9-a, me 10 kërkesa për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese.

Loading...