Ambasadori spanjoll e dorëzoi në Stejt Departament ratifikimin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Shpërndaje

Ambasadori spanjoll në SHBA, Santiago Kabanas, mbrëmë në Stejt Departament është takuar me zëvendëssekretarin shtetëror Filip Riker dhe e dorëzoi dokumentin origjinal të ratifikimit të Protokollit aderues për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Dokumenti këtë javë u votua në Senati dhe u nënshkrua nga mbreti i Spanjës Felipe i Gjashtë.

“Mirë se erdhët në familjen e NATO-s”, Ambasada i drejtua MPJ-së dhe Maqedonisë së Veriut mbrëmë në kumtesën në Tuiter.

Stejt Departamenti tani duhet t’i njoftojë aleatët se të gjitha vendet anëtare në Aleancën ushtarake i kanë deponuar ratifikimet në Zyrën për marrëveshje ndërkombëtare. Pasi do të marrim letër nga sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, këtë duhet të bëjë edhe Maqedonia e Veriut, pas çfarë vendi ynë edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

Në të drejtën ndërkombëtare, SHBA-ja paraqitet në cilësi të depos ku deponohen dhe ruhen origjinalet e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në arkivat e Zyrës për Marrëveshje Ndërkombëtare pranë Stejt Departamentit, për shembull, janë deponuar tekstet origjinale të Kartës së Kombeve të Bashkuara apo Statutit për Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore. Midis këtyre dokumenteve të rëndësishme historike për herë të parë u gjet edhe dokumenti për pavarësinë e Maqedonisë, ratifikimi për anëtarësim të vendit në NATO dhe në BE.

Loading...