MSH: Numri i rasteve të reja me koronavirus deri në orë 10 është 19, gjithsej 67 të prekur

Shpërndaje

Numri i rasteve të reja me koronavirus deri në orën 10 është 19, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve në vend është 67, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Që atje kumtojnë se dje pasdite dhe gjatë natës përmes ISHP për koronavirus janë testuar 71 persona.

“Prej tyre dy persona janë pozitivë ndaj virusit, një person nga Shkupi – kontakt i një pacienti tashmë të konfirmuar dhe të diagnostifikuar nga Shkupi dhe një nga Ohri – i ardhur nga Bresha, Itali i cili ka qenë në kontakt me pacientë të konfirmuar dhe të prekur nga koronavirusi në Itali”, informoi Ministria.

Pjesa më e madhe e testimeve të bëra përmes ISHP janë në kuadër të skriningut të hershëm tek personat me indikacion më të gjerë.

Nga Ministria theksojnë se në klinikën “Zhan Mitrev” janë testuar dhe pozitivë ndaj virusit janë edhe 17 pacientë, të cilët do të konfirmohen gjatë ditës.

Loading...