Pamje rrëqethëse nga Italia, 11 kamionë me arkivole dërgohen për tu varrosur

Shpërndaje

Ushtarët italianë të mërkurën kanë ndihmuar në transportimin e arkivoleve nga Bergamo, një nga qytetet më të prekura nga kriza e koronavirusit.Automjetet e policisë shoqëruan 11 kamionët e ushtrisë ndërsa transportonin kufomat nga një varrezë e mbingarkuar në rajonin e Lombardisë, njofton Klan Kosova.

Ata pritej të çoheshin në krematoriume të tjerë në të gjithë vendin.

Të paktën 93 njerëz kanë vdekur nga virusi në Bergamo.

Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton vetëm simptoma të butë ose të moderuar, të tilla si ethe dhe kollë.Për disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore ekzistuese, mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, përfshirë pneumoninë.

Shumica dërrmuese e njerëzve shërohen nga virusi i ri.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, njerëzit me sëmundje më të lehtë shërohen për rreth dy javë, ndërsa atyre me sëmundje më të rëndë mund të duhen tre deri në gjashtë javë për t’u shëruar.

Loading...