Tevezi puth Maradonën dhe sjell titullin Boka Juniorsit

Shpërndaje

Skuadra e Boka Juniorsit është fituese e titullin kampion në Argjentinë, pasi që në ndeshjen e fundit mundi Gimnasia la Plate të Diego Armando Maradonës. Ekipi vendas iu fal golit të Karlos Tevezit në minutën e 72′. Mirëpo në qendër të vemendjes ishte takimi me legjendën Diego Armando Maradona, që ishte pak më se i përzemërt. Ai nuk e mbajti veten duke e puthur në buzë. Ata kanë njohje të vjetër mes tyre, pasi Maradona e kishte lojtar në kohën që drejtonte kombëtaren e Argjentinës. Boka i bëri një nderim trajnerit kundërshtar. Legjenda e Argjentinës është pritur me respekt të madh në çdo stadium që ka shkelur.

Shiko VIDEO

Loading...