Kryeministri Kurti falënderon Presidentin Erdogan: Kjo do të mbahet mend nga brezat e ardhshëm

Shpërndaje

Kryeministri në largim, Albin Kurti ka falënderuar presidentin e Turqisë, Regjep Tayp Erdogan për ndihmat mjekësor që i ka dhuruar sot Kosovës për luftën kundër koronavirusit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka shkruar se e falënderon popullin turk për bujarin e saj, në këtë kohë, përcjell ALBAZONE MEDIA.

“Faleminderit Erdogan dhe popullit turk për mbështetjen tuaj bujare për të na ndihmuar të fitojmë luftën kundër koronavirusit”, ka shkruar Kurti.

Tutje në falënderimin e tij Kurti thotë se kjo do të mbahet mend nga brezat e ardhshëm.

“Ne jemi të gjithë sëbashku dhe si ne edhe njerëzit në vende do t’i përgjigjemi COVID-19 dhe kjo do të mbahet mend nga brezat e ardhshëm”, ka shkruar Kurti.

Në Kosovë sot ka mbërritur kontingjenti i parë i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me koronavirus.

Loading...