Kryeministri në detyrë Kurti vizitoi dy pikat e kontrollit të hyrje-daljeve në kryeqytet

Shpërndaje

Bashkë me ushtruesin e detyrës së ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalajn, kryeministri në detyrë, Albin Kurti vizitoi dy pika të kontrollit të hyrje-daljeve në kryeqytet.

Aty, kryeministri në detyrë Kurti, takoi zyrtarë policorë dhe qytetarë të cilët janë duke i respektuar masat e ndërmarra të qeverisë, siç janë lejet për qarkullim dhe orarin e lëvizjeve.

Lajmi: https://kryeministri-ks.net/kryeministri-ne-detyre-kurti-vizitoi-dy-pikat-e-kontrollit-te-hyrje-daljeve-ne-kryeqytet/

Loading...