Marrëveshja e re KOSTT dhe ENTSO-E, Edi Rama e quan lajm të mirë

Shpërndaje

Lajm të mirë e ka quajtur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, marrëveshjen e lidhjes së Operatorit të Transmetimit të Kosovës me Operatorët e Transmetimit të Evropës Kontinentale.

Rama ka shkruar në facebook, se ky është një hap i shumë pritur meqë i hap rrugën së shpejti marrëveshjeve të nënshkruara në mes të operatorëve, për rritjen e sigurisë së sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare.

Ky është shkrimi i Ramës:

LAJM I MIRË

U miratua me ne fund marrëveshja e lidhjes te Operatorit te Transmetimit te Kosoves “KOSTT” me Operatoret e Transmetimit te Europes Kontinentale. Kjo marrëveshje hyn ne fuqi ne datën 14 Maj 2020!

Ky është një hap i shumëpritur, pasi i hap rrugën se shpejti marrëveshjeve te nënshkruara ndërmjet KOSTT🇽🇰 dhe OST🇦🇱 për rritjen e sigurisë se sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundësuar vën ien ne pune te linjes 400kV Shqipëri-Kosove dhe zhvillimin e tregut te përbashkët te energjisë elektrike.

Loading...