Ministri Quni: Një pjesëtar i FSK-së është i infektuar me koronavirus

Shpërndaje

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni ka thënë se një pjesëtarë i FSK-së në Kosovë rezulton i prekur me koronavirus.

Kreu i Mbrojtjes në Kosovës nuk ka dashur të tregojë vendin ku është infektuar ushtaraku, duke konsideruar këtë si deskrecion shtetërorë.

Ai theksoi se me të janë në kontakt dhe i njëjti është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ai madje as që e ka vërejtur që është i infektuar, por kur ka bërë testet si gjithë pjesëtarët tjerë, ka rezultuar pozitiv”.

Duke folur për rolin e Forcës së Sigurisë Kosovës në menaxhimin e pandemisë, Quni thotë se për momentin FSK bënë transportimin e udhëtarëve nga aeroporti apo kufiri tokësorë si dhe vendosjen e tendave nëpër qendra të ndryshme mjekësore.

Loading...