Spasovski: Ky lajm na jep shpresë

Shpërndaje

Kryeministri teknik Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook shkruan se numri i madh i qytetarëve të shëruar nga COVID-19 është lajm që jep motivim shtesë.

“200 qytetarët tanë të shëruar nga COVID-19 është lajmi që na jep motivim shtesë për të vazhduar së bashku me mjekimin dhe parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
“Kemi regjistruar një ditë me një numër të madh të të shëruarëve se sa rasteve të reja të të infektuarve. Kjo është rezultat i kujdesit të madh të punonjësve shëndetësorë dhe qytetarëve që zbatojnë masat paraprake. Ata meritojnë mirënjohjen më të madhe dhe të gjithë mirënjohjet. Të vazhdojnë të respektojnë masat për distancën fizike, të veshin pajisje mbrojtëse personale, të përmbahemi nga grupimi dhe kështu të krijojmë kushte për stabilizimin e jetës dhe normalizimin gradualisht në kushte të ndryshuara”, ka shkruar Spasovski.

Dje Ministria e Shëndetësisë informoi se nga coronavirusi janë shëruar 21 pacientë, ndërsa ishin regjistruar 18 raste të reja.

Loading...