Zyrtari i VV-së: I pranuam testet nga Serbia, pasi na e kërkuan amerikanët!

Shpërndaje

Zyrtar i Vetëvendosjes, Boiken Abazi, ka konfirmuar se testet e Serbisë donacion për Kosovën kanë hyrë në territorin kosovar pa u respektuar reciprociteti pasi kështu kanë kërkuar amerikanët.Ai ka thënë se Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka kërkuar që ky donacion të hyjë në Kosovë pa reciprocitet.“Ambasada është shprehur më herët se është dakord për importe nga Serbia në Kosovë pa reciprocitet. Por ja që përfaqësuesit e Lëvizjes nuk janë të pafytyrë, nuk luajnë lojë të pisët, nuk përdorin formula dhe etiketa banale në llogaritjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve me aleatët tanë”, ka treguar Abazi.

“Po të ishin përfaqësuesit e Lëvizjes pa parime e të pafytyrë, po të luanin të njëjtën lojë të pisët si regjimi i vjetër, do i kishin përsëritur pa pushim atyre që po ankohen për testet nga Serbia se janë “anti-amerikanë”, se po duan të na prishin marrëdhëniet me ShBA-të, m.q.s I kemi pranuar testet pa hequr reciprocitetin, pa i prishur marrëdhëniet me ShBA-të dhe pa i quajtur “anti-amerikanë” ata që po çirren kundër testeve. Ja që mund të vendosësh drejtësi me Serbinë pa hakmarrje mesjetare, por me rregullat e shtetit modern dhe ligjit ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Loading...