Koronavirusi/ Shkencëtarët “nuk janë plotësisht të sigurt” për efektin e lehtësimit të masave

Shpërndaje

Profesor Peter Horby, pjesë e Grupit Shkencor Këshillimor për Emergjencat (Sage) shprehet se “sistemi i testimit, gjurmimit dhe izolimit “duhet të jetë i vendosur dhe plotësisht operacional përpara se masat distancuese sociale të mund të lehtësohen në mënyrë të sigurt.

“Ne nuk jemi plotësisht të sigurt se cili do të jetë efekti i lehtësimit të masave sociale,” tha ai për Radio Four’s Toda, “kështu që duhet të kemi rrjet të sigurisë së sistemit të testeve, gjurmëve dhe izolimeve.”

Programi i testimit dhe gjurmimit filloi në Angli dhe Skoci të enjten, por Prof Horby thotë se ende nuk është plotësisht funksional. Irlanda Veriore ka versionin e saj tashmë dhe skema e Uellsit do të fillojë në fillim të qershorit.

Ai shton se sisteme të tilla mund të jenë një “mjet shumë i mirë për të mbajtur nën kontroll nivele të ulëta të infeksionit” , ndërkohë që sipas tij, nivelet në Mbretërinë e Bashkuar janë “jo shumë të ulëta”./Top Channel

Loading...