Shaqiri: Dy golat ndaj Manchester Unitedit nuk do t’i harroj kurrë

Shpërndaje

Xherdan Shaqiri në sezonin e kaluar ka pasur më shumë hapësira te Liverpooli, duke qenë protagonist në disa ndeshje.Shaqiri e kishte vendosur derbin ndaj Manchester Unitedit, duke i shënuar dy gola pas inkuadrimit të tij si rezervist për rezultatin 3-1.Sulmuesi nga Zhegra e Gjilanit, ka thënë se golat ndaj Unitedit nuk do t’i harroj kurrë.

“Ishte ndeshje e veçantë, derbi i madh. Unë u inkuadrova si zëvendësues dhe me rëndësi ishte të ndihmoja bashkëlojtarët të fitonin ndeshjen. Po, me dy golat e mi fituam ndeshjen në fund, një derbi të madh. Kështu që nuk do ta harrojë kurrë këtë moment”, ka thënë Shaqiri, duke iu përgjigjur fansave në pyetjet që i kanë bërë në faqen zyrtare të Liverpoolit.Shaqiri është pyetur edhe për fitoren 4-0, ndaj Barcelonës dhe triumfin në Ligën e Kampionëve.“Ishte ndjenjë e jashtëzakonshme. Ishte shumë emocionale, të festonim së bashku me tifozët fitoren e madhe. Fitimi i Ligës së Kampionëve është arritje e jashtëzakonshme. Emocione të pabesueshme kur e ngrit këtë trofe të madh. Unë e kam fituar dy herë dhe jam krenar me këtë. Është ndjenjë e jashtëzakonshme, veçanërisht kur festuam vitin e kaluar me tifozët në rrugë”, i ka thënë fansave Shaqiri.Kujtojmë se Xherdan Shaqiri Ligën e Kampionëve e ka fituar edhe me Bayern Munchenin.

Loading...