“Babi thotë merr edhe 10 burra, unë nuk të vij në dasmë”/ Modelja flet hapur

Shpërndaje

Adrola Dushi është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare, e cila prej vitesh karrierën e ka zhvilluar në SHBA, ndërkohë që jo rrallë herë është kthyer në Shqipëri për projekte në ekran dhe jo vetëm.

Ditën e sotme, Adrola, ishte e ftuar në emisionin “Pop Culture” në Top Channel, ku foli ndër të tjera edhe për jetën e saj personale. Siç mund ta dini, modelja është divorcuar kohë më parë nga bashkëshorti, ndërkohë që është mami i një djali, Troi, me të cilin ka një marrëdhënie të veçantë.

Gjatë intervistës me moderatoren Dojna Mema, Adrola ka rrëfyer se familja e saj nuk e ka pritur aspak mirë divorcin nga partneri, madje edhe sot e kanë të vështirë ta pranojnë.

E pyetur nëse prindërit e saj kanë dëshirë që të shohin vajzën të veshur sërish me fustanin e bardhë, duke qenë se kjo është dëshira e çdo prindi.

“Nuk di ça të them, të betohem! Më ka thënë babi: ‘Edhe 10 burra po more unë nuk të vij më në dasmë!’ Domethënë nuk i kam shumë mirë punët me fustanin e bardhë“- përgjigjet Adrola duke qeshur.

Loading...