Barca para një sfide të vështirë, fitorja opsioni i vetëm

Shpërndaje

Ligat e futbollit në Evropë janë rikthyer për fazën finale të sezonit, pas pushimit të detyruar shkaku i COVID-19.

Vëmendja e tifozëve sigurisht që është në ligat kryesore, si Premierligë, La Liga dhe Seria A.

Sot (e premte), zhvillohen dy ndeshje derbi dhe shumë të rëndësishme.

Në Premierligë, me fillim nga ora 21:15, Tottenham takohet me Manchester United, me të dy skuadrat që ende mund të shpresojnë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Me fillim nga ora 22:00, në La Liga, zhvillohet ndeshja kryesore e xhiros së 30-të, me Sevillan që në ‘Ramon Sanchez Pizjuan’, takohet me Barcelonën.

Barcelona mbetet lidere në La Liga me vetëm dy pikë më shumë se Real Madrid, dhe fitorja në fushën e Sevillas, është e domosdoshme.

Por, edhe në ligat tjera, do të ketë takime interesante gjatë ditës së sotme, dhe orarin e tyre e gjeni në pjesën e mëposhtme.

Loading...