De Biasi: Më ka kushtuar shumë largimi nga Shqipëria

Shpërndaje

Trajneri italian Gianni De Biasi, e drejtoi Kombëtaren e Shqipërisë për gjashtë vite.Italiani u emërua më 14 dhjetor të vitit 2011 si trajner i Shqipërisë.63 vjeçari hyri në histori të Shqipërisë, pasi arriti ta kualifikoj në kampionatin europian “Euro 2016”.De Biasi u largua nga Kombëtarja e Shqipërisë, më 14 qershor të vitit 2017.Italiani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për tre vjetorin e largimit të tij nga posti i trajnerit nga “Kuq e Zinjtë”.Ai ka shkruar se largimi nga Shqipëria i ka kushtuar shumë.“Tri vjet më parë vendosa të largohesha nga kombëtarja e Shqipërisë, një moment i vështirë për mua!!! Synimi ishte të lejoja ata që do të më zëvendësonin mua të kishin kohë të mjaftueshme për të njohur lojtarët. Më ka kushtuar shumë, por si çdo gjë në jetë, ka gjithmonë një fillim dhe një fund, një histori e bukur duhet të ketë një fund. Faleminderit Shqipëri, faleminderit presidenti Duka, faleminderit të gjithë djemve protagonistë që mundësua rrugën drejt ëndrrës sonë! Faleminderit që më lejuat të përjetoj emocionet më të bukura sportive të jetës time!”, ka shkruar De Biasi.

Loading...