Gjermania, Italia, Franca dhe Holanda së bashku për një vaksinë kundër Covid-19

Shpërndaje

Gjermania, Franca, Italia dhe Holanda nënshkruan një kontratë fillestare me gjigantin farmaceutik ”AstraZeneca” për më shumë se 300 milionë doza të një vaksine koronavirus që është ende në fazën eksperimentale, tha sot Ministria e Shëndetësisë e Gjermanisë.

”Zhvillimi i vaksinës mund të përfundojë deri në fund të vitit nëse gjithçka shkon mirë”, tha ministria, duke shtuar se dozat do të shpërndaheshin në lidhje me madhësinë e popullsisë së një vendi dhe të gjithë anëtarët e BE mund të marrin pjesë në program.

“Shumë vende në botë kanë siguruar tashmë vaksina, Europa nuk ka ende”, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Veprimi i shpejtë i koordinuar nga një grup shtetesh anëtare do të krijojë vlerë të shtuar për të gjithë qytetarët e BE-së në këtë krizë”, theksoi ai.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza gjithashtu komentoi mbi marrëveshjen duke shkruar në Facebook se deri “deri në 400 milion doza të vaksinës” do të viheshin në dispozicion “për të gjithë popullsinë europiane”.

Nuk ka asnjë tregues fillestar për vlerën e kontratës.

Vaksina e ”AstraZeneca”, e cila është duke u zhvilluar me Universitetin e Oksfordit, është nga të paktat në fazën e vlerësimit klinik.

Loading...