Gjesti i madh nga Salah, gjen grabitësin e shtëpisë, e fal dhe i ofron atij punë e para

Shpërndaje

“Daily Mail” ka zbuluar një veprim të jashtëzakonshëm të bërë nga Mohamed Salah në të kaluarën.

Sa ishte i ri dhe luante në Egjipt, një person ia kishte thyer shtëpinë yllit aktual të Liverpoolit, shkruan “Zeri.info”.

I mërzitur nga kjo situatë, babai i Salah e kishte denoncuar grabitësin në polici dhe hajduti ishte gjendur pas dy ditësh.

Por, Salah këtu tregoi zemërgjerësinë e tij.

Ai i kërkoi babait të tij ta tërheqë denoncimin dhe ta lirojë hajdutin.

Duke parë gjendjen e shtëpisë të grabitësit, Salah vendosi t’i japë para dhe i gjeti një punë për të siguruar ekzistencën.

Loading...