VMRO-DPMNE kërkon vota për shtet një etnik, cila parti do të koalicionojë?!

Shpërndaje

Partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE, në programin politikik të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, “Projekti për Rinovim”, premton se do të avokojë për ndryshimet e mëdha në Kushtetutë dhe nuk përjashtohet edhe miratimi i një kushtetute të re. Baza e këtyre ndryshimeve do të jetë “ruajtja e karakterit unitar të Maqedonisë dhe rregullimi i marrëdhënieve ndëretnike sipas parimit të një kombi të vetëm maqedonas”.

”Kombi është baza e çdo shteti demokratik dhe shembujt e shumtë në programin tonë (Franca, Greqia, Spanja) janë provë që kombi më shumë më tepër mbron të drejtat dhe liritë e të gjithëve, përfshirë edhe pakicat se sa shtetet e ndërtuara mbi etni të ndara dhe konfliktuara”, thonë nga VMRO-DPMNE në një prononcim për “360 gradë”.

Edhe pse ky segment nuk është në fillesat e ofertës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së, programi përmban më shumë ide të cilat janë “radikale” për jetën e përditshme politike të Maqedonisë. Kjo për shkak se ato hapin çështje jashtëzakonisht të ndjeshme të ndryshimeve kushtetuese, madje edhe miratimin e një kushtetute të re.

Çka propozon/premton VMRO-DPMNE?

Në fillim të kapitullit, thuhet se Maqedonia është një shtet i robëruar me një regjim hibrid, i cili nuk qeveriset nga kushtetuta dhe ligjet. Si një parti përgjegjëse, thuhet në Programin e tyre politik, VMRO-DPMNE menjëherë pas formimit të qeverisë:

“Do të formojë një grup ekspertësh me detyrë që të tregojë të gjitha dobësitë e evidentuara, dispozitat problematike, të paqëndrueshme dhe të pa zbatueshme në Kushtetutën e Maqedonisë dhe të përgatisë zgjidhje të reja, moderne, kushtetuese, në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane. Grupi i ekspertëve punën e tij do ta bazojë në dy qëndrime: ruajtjen e karakterit unitar të Maqedonisë dhe rregullimin e marrëdhënieve ndëretnike sipas parimit të një kombi të vetëm maqedonas (duke ndjekur shembullin e Francës, Spanjës, SHBA-së, Greqisë, etj.).

(shkruan në Programin e VMRO-DPMNE-së.)

Për më tepër, partia opozitare sqaron, se karakteri unitar i shtetit përcaktohet që në fillimet e pavarësisë së shtetit, si dhe në karakterin e tij republikan, që do të thotë se partia nuk prezanton vlera të reja. /Albanews24/

Loading...