Zaev i vendosur: Zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik

Shpërndaje

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp duke komentuar numrin e lartë të rasteve të reja me Covid-19 tha për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve duhen institucione funksionale dhe se sipas tij se zgjedhjet janë zgjidhje. Zaev pohoi se është i bindur se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen me 5 korrik.

“Për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, zgjedhjet janë zgjidhje, kurse data për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve tashmë është punë e kryer. Zgjedhjet do të mbahen me 5 korrik në mënyrë që sa më shpejtë Kuvend funksional dhe qeveri politike”, tha mes tjerash Zaev.

Loading...