Zekiri: Më shumë ushtarë të UÇK-së u vranë kur BDl ishte në qeveri, se në vitin 2001!

Shpërndaje

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, thotë se BDl-ja nuk do të mund të përiftojë më politikisht duke përdorur temën e konfliktit të vitit 2001.

Në një intervistë për gazetën LAJM, Zekiri, tha se më shumë ushtarë të UÇK-së kanë humbur jetën pas konfliktit sesa gjatë luftimeve. Ai ftoi partinë e Ali Ahmetit të jep përgjigje për vrasjet e ushtarëve të UÇK-së pas luftës, pasi këto raste kanë ndodhur gjatë kohës sa BDl-ja ishte në qeveri.

“BDl-ja ende merret me të kaluarën dhe nuk ka çfarë të ofrojë për të ardhmen. BDl-ja harron se me luftën e vitit 2001 nuk mund të marrin vota. Gjatë konfliktit të vitit 2001 kanë humbur jetën 73 ushtarë të UÇK-së ndërsa pas vitit 2002 kur ata janë në pushtet rreth 18 vitesh, ka qenë dy herë apo treherë numri më i madh i ushtarëve që kanë humbur jetën në rrethana të dyshimta.

Dhe, ata në 18 vitet e pushtetit të tyre në asnjë moment dhe asnjë rast të vrasjeve të UÇK-së nuk kanë arritur ta zbardhin. PSE? Ata e dijnë më së miri. Ata ju kanë borxh familjeve të dëshmorëve dhe ushtarëve t’u japin përgjigje”tha Muhamed Zekiri, nënkryetar i LSDM-së.

Ai më tej sqaroi se, përplasjet me BDl-në nuk janë pjesë e lojërave politike parazgjedhore. Zekiri pret që në këto zgjedhje, LSDM-ja të merr më shumë vota shqiptare se në vitin 2016. Ai është optimist se LSDM-ja do t’i fitojë zgjedhjet e 15 korrikut dhe nuk do ta ketë të vështirë të formojë qeverinë e re. Zekiri tha se LSDM-ja e shpëtoi Maqedoninë e Veriut nga lufta qytetare dhe mundësoi anëtësimin në NATO. /Gazeta LAJM

Loading...