Robert Nesimi: Boll tentuat të mbjellni përçarje në Tetovë lokalizmi është KANCERI i shqiptarëve

Shpërndaje

Ka disa muaj që për qëllime politike qarqe të caktuara me çdo kusht tentojnë të futin sherr në Tetovë, me pretendime kinse njëra parti po i favorizon e dikush tjetër i anashkalon tetovarët. Këto tentime qëllimkëqija (që zaten vijnë nga qarqe që pak e njohin Tetovën) për ne tetovarët janë tejet ofenduese, sepse fundja ne dimë të numërojmë shumë mirë.

E numërimi thotë se ndër pesë vendet e para në listat e koalicioneve kryesore tetovarët janë përfaqësuar kështu:

ALEANCA-ALTERNATIVA: Pozitat 2,3 dhe 4 (3 kandidatë – dy nga qyteti dhe një nga fshatrat)

BDI: Pozitat 2, 4 dhe 5 (3 kandidatë – një nga qyteti dhe dy nga fshatrat)

BESA: Pozita 1 (1 kandidat nga qyteti)

Pra Tetova me rrethinë i ka 7, po ndoshta edhe 8, deputetë të sigurtë në parlamentin e ardhshëm dhe them se do të jetë mirë e përfaqësuar.

Prandaj neve si tetovarë na ka ardhur në majë të hundës nga këto përpjekje për të futur ndasi e për të luajtur me ndjenja të rrezikshme lokaliste. Lokalizmi është KANCERI më i madh i shqiptarëve të Maqedonisë dhe vetëm elementë kancerogjen nuk e kanë problem të luajnë me këto ndjenja.

Prandaj BOLL më me këto lojëra të pista dhe BOLL tentuat të mbillni përçarje dhe të talleni me ndjenjat e tetovarëve, sepse të paktën duhet t’a dini se tetovarët nuk manipulohen aq lehtë.

Loading...