Thaçi para varrit të Rugovës: Nuk e di kur kthehem nga Haga, por do kthehem i pastër

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës nesër do të përballet në Hagë me akuzat për krime lufte ndaj tij. Ai sot ka vizituar edhe varrin e Ibrahim Rugovës.

‘Nderim e mirënjohje gjithmonë Presidentit të parë të Kosovës, si dhe gjithë atyre që i dhanë jetë rezistencës paqësore në fillim dhe asaj të armatosur deri në fund.

Në historinë e formimit të shteteve në botë, Kosova hyn në rastet e rralla që rrugën e formësimit të shtetit e nisi nga ideja e rezistencës paqësore dhe e mbylli në istikamet e luftës së armatosur. HTH’, shkruan Thaçi në Facebook.

Loading...