Trump për herë të parë në opinion me maskë mbrojtëse

Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur maskë në publik për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Presidenti po vizitonte spitalin ushtarak Ëalter Reed, jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor, shkruan BBC.

“Asnjëherë nuk kam qenë kundër përdorimit të maskës, por besoj se përdorimi i tyre e ka një kohë dhe vend”, tha Trump teksa largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Trump nuk është parë asnjëherë të vendosë maskën në takime dhe vizita të tjera, madje ai tallte rivalin demokrat, Joe Biden për vënien e maskës.

Pas vizitës së tij të shtunën, Trump tha: “Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në një ambiet të veçantë ku disa ushtarë dhe njerëz sapo kishin dalë nga salla e operacionit, mendoj se është e shkëlqyer vënia e maskës”.

Loading...