Turqia do të prodhojë pjesë për avionin F-35

Shpërndaje

SHBA-ja do të varet nga prodhimi turk i pjesëve për aeroplanët luftarakë F-35 deri në vitin 2022, njoftoi Blumberg.

Edhe pse Turqisë i është ndaluar blerja e F-35 pas vendimit të Ankarasë për të blerë sistemin anti-raketor rus S-400, zëdhënësi i Pentagonit, Majk Endrjus theksoi se vendimi ishte marrë në fund të vitit të kaluar për të “ruajtur marrëveshjet ekzistuese me Turqinë për të dorëzuar pjesë”.

Ai theksoi se vendimi i tillë ishte marrë “për të shmangur përfundimin e kushtueshëm të marrëveshjeve”.

Turqia është lider botëror në aviacion dhe prodhimtarinë hapësinore. Dhjetë kompani turke janë duke prodhuar pjesë për F-35 me vlerë rreth 12 miliardë dollarë. Kompanitë turke prodhojnë 817 nga afërsisht 24.000 pjesë të aeroplanëve dhe 188 nga afro 3.000 pjesë të motorit të aeroplanit.

Për shkak të blerjes së sistemit rus S-400, Uashingtoni e ka larguar Turqinë nga programi i avionëve luftarakë të gjeneratës së pestë F-35. SHBA thonë se sistemi mund të përdoret nga Rusia për të mbledhur informacion të klasifikuar. Ankaraja pretendon se S-400 nuk do të jetë i integruar në sistemet e NATO-s dhe prandaj nuk përbën kërcënim për sigurinë e Aleancës.

Loading...