Prej nesër ora policore fillon nga ora 20:00, këto janë vendimet e Qeverisë

Shpërndaje

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) të cilat parashikojnë që ora policore të filloj në ora 20:00 dhe të zgjas deri në ora 05:00 të mëngjesit. Ndërkohë si masë tjetër sot është miratuar edhe mbyllja e lokaleve dhe objekteve gastronomike, që do të hyj në fuqi nga dita e mërkurë.

“Versioni britanik po merr hov, andaj jemi të detyruar për masa të reja të cilat i ndërmorëm në konsultim me institucionet përkatëse. Prej nesër e martë 6 prill ora policore do të filloj në ora 22:00 deri në 05:00 dhe do të zgjas deri 20 prill të vitit 2021”, tha Zaev.

Loading...