Presidentja Osmani: Të gjithë ata që ranë në betejën e Koshares e kanë ndërtuar bazamentin për shtetin tonë

Shpërndaje

“Jemi sot këtu për të nderuar dëshmorët e Koshares, për të nderuar ata që 22- vite më parë nën udhëheqjen e Agim Ramadanit, Sali Çekajt e shumë e shumë strategëve të tjerë luftarak jo vetëm që e thyen kufirin, dhe hoqën gurët që ishin pengesa fizike, por hoqën edhe pengesat emocionale ndërmjet nesh, duke zgjuar kështu kambanat e lirisë që i dhanë shpresë gjithë popullit të Kosovës”, ka thënë Presidentja Osmani.

Presidentja e vendit ka thënë se të gjithë ata që ranë në betejën e Koshares, sot kanë themelet e tyre, kanë ndërtuar bazamentin për tërë shtetin tonë.

“Prandaj, edhe ky shtet që sot e gëzojmë e ka bazamentin aq të fortë, sepse është ndërtuar mbi gjakun e të gjithë dëshmorëve të cilët sot po i kujtojmë bashkërisht. Është detyrë e jona, është borxh i yni ndaj atyre që bënë sakrificën më sublime për liri, që sot shtetin ta forcojmë, sot shtetin tonë ta bëjmë të tillë çfarë e ëndërruan të gjithë dëshmorët e kombit, dhe ta bëjmë të tillë me të cilin do të krenohen të gjithë qytetarët tanë të cilët sot e gëzojnë lirinë, për të cilën u sakrifikua e u dha aq shumë mund”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Lajmi: Presidentja Osmani: Të gjithë ata që ranë në betejën e Koshares e kanë ndërtuar bazamentin për shtetin tonë

Loading...