Sela për Ademin: Të mos qëndrojnë prapa dyerve kur ne bëjmë takime

Shpërndaje

Lideri i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela i është kundërpërgjigjur deputetit të BDl-së, Arbër Ademi.

Ka thënë, se ai para se të flasë për Ligjin për shtetësi, duhet të japë përgjigje për atë se pse qytetarët

“Ata duhet të përgjigjen se pse këta qytetarë kanë mbetur pa shtetësi, e jo të luajë kakofoni”, tha Sela.

Njofton, se sipas të dhënave që ia kanë dhënë përfaqësuesit e institucioneve në takim, “nga 2003 janë diku 3 mijë banorë që kanë marrë shtetësi”.

Është përgjigjur edhe për pjesën, ku Ademi thotë se Sela po manipulon me numrat.

“Nëse është edhe një qytetarë, ai qytetarë duhet të mos mbetet pa drejtët për vend pune për sigurim shëndetësor dhe pa të gjitha të drejtat tjera që burojnë nga momenti kur e merr shtetësinë”, tha Sela, transmeton TV21.

Ka dërguar edhe porosi të tjera deri te BDl-ja.

“Mos të tregojnë nervozizëm dhe nuk kanë nevojë të rijnë të dera kur ne bëjmë konferenca, dhe as të qëndrojnë prapa derës kur ne bëjmë takime”, tha Sela./TV21

Loading...