“Vjosa Osmani i dërgoi mesazh Serbisë”

Shpërndaje

“Vjosa Osmani i dërgoi mesazh Serbisë”, kështu kanë shkruar mediat serbe pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit, si Presidente e Republikës së Kosovës.

“b 92” në një shkrim të saj është ndalur tek fjala e Osmanit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo deklaratë është etiketuar nga media serbe, si një mesazh që Osmani i ka dërguar Serbisë.

Lexo edhe: Fjalët e para të Vjosa Osmanit si presidente: Është ditë e Kosovës

“Drejtësia do të arrihet kur krimet serbe të dalin para drejtësisë dhe paqja do të arrihet kur Serbia të pendohet”, kështu ka deklaruar Osmani , shkruan “b92” e cila bashkangjitur lajmit ka publikuar edhe videon e fjalës së presidentes Osmani.

Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës me 71 vota pro, në seancën e tretë të votimit.

Në zgjedhjet e fundit ajo garoi në listën e Partisë Lëvizja Vetëvendosja , ku mori mbi 300 mijë vota.

Më herët ishte pjesë e LDK-së , ushtroi detyrën e shefes së shtetit pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen.

Loading...