Ademi ende ska ‘takat’ t’i ndërrojë 2 emrat e shkollave fillore në Çair (Video)

Shpërndaje

Regjistri qëndror është shfajësuar si institucion nga të gjitha akuzat që janë bërë per ndryshimin e dy emrave të shkollave fillore në Çair “Rajko Zhinzifov” dhe “Nikolla Vapcarov” që të njejtat të riemërohen në “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi”. Nga ky institucion njoftojnë për Alsat se tashmë dy vjet të plota askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka shprehur interesim për të kuptuar më shumë se ku mbeti procedura e nisur për ndryshimin e emrave të shkollave në fjalë. Alsat dorëzoi kërkesë deri te Regjistri qendror për qasje në informacionet lidhur me këtë problematikë e ku shihen me qindra dokumente të ndërsjella mes institucioneve përkatëse por pa epilog përfundimtar të favor të shkollave.

“Në pajitm me kërkesën tuaj, Regjistri Qendror i Maqedonisë e vlerëson si të nevojshme që t’ju njoftojë se pas qasjes së kryer të të dhënave të regjistruara në bazën e të dhënave për subjektet juridike, shkolla fillore “Nikolla Vapcarov” Shkup me numrin amë të subjektit 4083296 dhe shkolla fillore “Rajko Zhinzifov” komua Çair, Shkup me numër amë të subjektit 4062736, vlerëson se deri në ditën e përgatitjes së kësaj përgjigje, nuk është dorëzuar kërkesë për regjistrim- ndryshim të emrave nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”.

Në dokumentacionin e siguruar nga Regjistri Qëndror sqarohet se procedura për ndryshimin e emrave të shkollave ishte përmbyllur kur Komisioni I ankesave në vitin 2016 kishte miratuar ankesën e ish zv ministrit të Arsimit, Spiro Ristovski për të shfuqizuar vendimin e ish ministrit të atëhershëm të Arsimit, Abdilaqim Ademi I cili më 1 prill firmosi vendimin që i jepte dritë jeshile ndryshimit të emrave të dy shkollave në Çair. Mirëpo, gjatë kësaj periudhe Ministria e Arsimit thuajse fare nuk është interesuar për këtë rast duke u shfajësuar se emrat e shkollave mbeten të pazgjidhura si rezultat I ndryshimeve politike që u zhvilluan në këtë periudhë.

Para se Alsat të marë përgjigje nga Regjistri Qëndror për këtë çështje, ministri I Arsimit, Arbër Ademi nuk kishte informacione të mjaftueshme dhe përgjigje konkrete për ndryshimin e emrave të shkollave.

Shpresoj se edhe të gjitha institucionet e tilla do të kenë një qasje të tillë, një energji të këtillë edhe se emrat e shkollave mos të jenë objekt I shkaktimit të tensioneve por do të jetë një çështje administrtive e cila do të reflektojë vullnetin e atyre të cilët janë në punësuar në shkolla dhe prindërve dhe nxënësve”. – tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit

Pavarësisht se shkollat mbajnë të varuara tabelat me emrat e rinj “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali”, nga Regjistri qendror thonë se kjo është në kundërshtim me ligjin për shkak se duhet përdorur emri që për momentin ekziston i regjistruar në Regjistrin Qendror. Edhe nga shkollat në fjalë nuk kanë njohuri për rrjedhën e procedurës. Në bazë të dokumentacionit të lartpërmendur tani gjithçka duhet të nis nga fillimi. Shkollat edhe një herë duhet që nismën për ndryshimin e emrave ta kalojnë në këshillin e shkollës dhe pastaj ta dërgojnë për miratim në Këshillin e komunal të Çairit, dhe nëse e njejta miratohet ti drejtohet Ministrisë së Arsimit e cila duhet të lejojë ndryshimet në statusin e shkollave ku përfshihet edhe ndryshimi I emrave dhe për të njejtat të dorëzojë kërkesë në Regjistrin Qëndor./alsat/

Loading...