Në prani të Thaçit, Bahtiri e Veseli arrijnë “marrëveshje” për Mitrovicën

Shpërndaje

Ideja e bashkimit të Mitrovicës, ka bërë bashkë sonte Kryetarin e kësaj komune Agim Bahtiri, me akterët kryesor të PDK-së, Kadri Veselin, Hajredin Kuqin, Enver Hoxhajn, Sami Lushtakun dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.Në mesin e tyre ka qenë edhe ish-kryetari i PDK-së tani president i shtetit Hashim Thaçi.“Gazeta Blic” nga burime brenda këtij takimi merr vesh se sonte është arritur një “marrëveshje” mes tyre për bashkimin e Mitrovicës veriore me jugun.

“Në këtë mbrëmje kishte fjalime që i japin dimension dhe qartësi edhe bisedimeve përfundimtare për fundin e dialogut Kosovë-Serbi”, potencuan burimet brenda takimit, që u zhvillu në Mitrovicë.“Gazeta Blic” ka arritur të sigurojë edhe pajme brenda këtij takimi, ku Bahtiri shihet duke shtrenguar duart me Veselin, fotografi kjo që tregon se është arritur një pajtueshmëri mes tyre.

Ndryshe, ditë më parë Kuvendi Komunal i Mitrovicës me vota unanime ka votuar pro-rezolutës me të cilën i kërkon Qeverisë së Kosovës që t’i ndryshojnë disa nene të ligjit me të cilin bashkohet Mitrovica.Votimi ndodhi në një seancë të jashtëzakonshme për inicimin e ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me qëllim të bashkimit të Mitrovicës.

E gjithë kjo erdhi pas dorëheqjes së kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

Bahtiri është njëri nga personat më kritik ndaj PDK-së, i cili ka fituar dy herë radhazi zgjedhjet në Mitrovicë, duke i mposhtur kundërkandidatët e PDK-së në balotazh.

Loading...